Vuçiç bën ironi me Albin Kurtin: Është duke i zgjidhur edhe problemet e brendshme të Serbisë

Feb 21, 2021 | 20:11
SHPËRNDAJE

Duke folur për dialogun me Kosovën, presidenti serb  Aleksandar Vuçiç, duke folur për dialogun me Kosovën deklaroi se situata për Beogradin është pothuajse e pashpresë, edhe pse shtoi se  “do të vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre”.

vucic

Vuçiç sipas mediave në Kosovë, nga aeroporti i kryeqytetit serb ku kishte dalë të priste 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, ka bërë ironi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se “ai është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme.

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për popullin e saj dhe të drejtat e tij, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, ishte komenti i kreut të shtetit serb kur iu kërkua të komentonte nëse Serbia ka një përgjigje për presionet e reja nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“Lërini, ata janë të gjithë të fortë dhe të mençur. Ne do t’i lëmë, ata le ta bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë tonën”, shtoi ai duke iu referuar liderëve në Kosovë. Kurti e ka bërë të qartë në disa raste tashmë se dialogu me Beogradin nuk është prioritet i tij. Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit thotë se nuk i shmanget bisedimeve me Serbinë, por kërkon të fokusohet më së pari tek drejtësia dhe punësimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura