Vuante nga kanceri i vezoreve, producentja e njohur shqiptare Vjosa Berisha humb betejën me sëmundjen e rëndë

Jun 23, 2022 | 14:09
SHPËRNDAJE

Producentja e njohur shqiptare Vjosa Berisha ka ndërruar jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

vjosa berisha

Ajo vuante nga kanceri i vezoreve, por nuk ka arritur ta fitojë dot betejën. Vjosa Berisha u nda nga jeta ditën e sotme (qershor) në spitalin University College Hospital në Londër.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë.

Familjet Berisha dhe Istrefi”, njoftoi bashkëshorti i saj, Fatos Berisha.

Producentja e filmave u diagonostikua me kancer të vezoreve në mars 2021. Ajo ishte martuar me producentin, Fatos Berisha dhe janë prindër të një djali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura