Vuante nga dementia dhe jetonte në azil pleqsh, kryebashkiaku i vjedh gjyshes 400.000 dollarë. Si i merrte paratë nga llogaria e saj bankare

Feb 13, 2020 | 12:23
SHPËRNDAJE

Një kryebashkiak në Tennessee është akuzuar se i vodhi gjyshes së tij që vuan nga dementia pothuajse 400.000 dollarë, ndërsa ajo ndodhej në një azil pleqsh.

Christopher Scott Jones është aktualisht kryebashkiak i Mount Carmel, në verilindje të shtetit.

Banorët kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe një anëtar i këshilli bashkiak tha për ABC News se: “E prisja që kjo të ndodhte.”

Ai akuzohet se i ka dërguar vetes çeqe nga llogaria bankare e gjyshes së tij për më shumë se një vit nga nëntori 2014 deri në janar 2016.

Marceline Carpenter vdiq në 2 janar 2016, në një azil pleqsh në West Virginia.

Në mars të atij viti, vajza e Carpenter dhe nëna e Jones, Barbara Jo Long si edhe dy dajat e tij Robert dhe Gary Wayne Carpenter ngritën një padi.

Ata pretenduan se Jones vodhi 394,000 dollarë nga pasuria e Carpenter ndërsa ajo vuante nga dementia në ditët e fundit të jetës.

Carpenter qëndroi në azil pleqsh nga shkurti i vitit 2015 deri në fund të jetës dhe nuk ishte kompetente për të marrë vendim financiare apo për ti dhënë nipit autorizimin.

Jones është arrestuar nga policia dhe vjedhja mbi 250.00 dollarë konsiderohet krim i Klasit A dhe dënohet me 15 deri në 25 vjet burg nëse shpallet fajtor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura