Vuani nga thonjtë e rritur në mish? Këto 6 metoda ju vijnë në ndihmë që këmbët të duken të mrekullueshme

Sep 2, 2020 | 13:15
SHPËRNDAJE

Këmbët përballen çdo ditë me presionin e jetës moderne, me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë.

Kjo është arsyeja pse duhet të kujdesemi më shumë për këmbët dhe thonjtë.

Sipas “Bright Side”, nëse ndiqni këto 6 këshilla të dobishme, këmbët dhe thonjtë tuaj do të duken të mrekullueshëm.

1. Mbajini këmbët të thata.

Një nga parimet themelore të higjienës është mbajtja e këmbëve të thata, sepse lagështia krijon një mjedis të favorshëm për rritjen e kërpudhave. Ja çfarë duhet të bëni:

– Zgjidhni këpucë të krijuara me materiale natyrale që do ta lënë lëkurën të marrë frymë.

– Shmangni veshjen e këpucëve të njëjta për disa ditë me radhë.

– Fshini këmbët me peshqir pasi bëni dush.

2. Pritini siç duhet thonjtë e këmbëve.

Thonjtë e prerë në mënyrë të gabuar mund të shkaktojnë një ndër problemet më shqetësuesë, siç është rritja e thoit në mish, që është njëkohësisht edhe shumë e dhimbshme. Këtu janë disa këshilla të dobishme për ta shmangur këtë:

– Pritini thonjtë drejtë. Mos i prekni ato anash.

– Shkurtimi i thonjve më shumë se ç’duhet, mund të rezultojë në thonj të rritur në mish ose në infeksion.

– Shmangni prerjen e kutikulave! Butësisht mund t’i shtyni përsëri drejt bazës së thoit tuaj me një shkop prej druri.

3. Kujdesuni që thonjtë e këmbëve të jenë shëndetshëm.

Procedura e mëposhtme do t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjen e thonjve të rritur në mish:

– Zhytini këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta. Shtoni 1 lugë gjelle kripë në 1 litër ujë.

– Vendosni fillin e pastër dentar tek cepat e thoit tuaj dhe ngrijeni atë butësisht.

– Trajtojeni këtë zonë me betadinë dhe fashojeni gishtin e këmbës për ta mbrojtur nga infektimi.

– Përsëriteni këtë proces çdo ditë derisa gishti të shërohet plotësisht.
Nëse këto procedura nuk e përmirësojnë gjendjen, duhet të shkoni tek një mjek menjëherë.

4. Futini këmbët në ujë të ngrohtë.

Për t’i bërë këmbët të duken sa më mirë dhe që takat të mos ju shkaktojnë dhimbje, duhet t’i mbani këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta një herë në javë.

Ju mund të përdorni një larmi përbërësish për të rigjeneruar këmbët, siç është kripa, vajra të ndryshëm esencialë ose ekstrakte bimore.

Përdorni një skrab për këmbë për të hequr lëkurën e thatë dhe të vdekur në fund.

5. Hidratoni këmbët.

Është më mirë të përdorni kremëra që përmbajnë zbutës, siç është vazelina, si dhe përbërës hidratues, si glicerinë dhe lecitinë. Vetëm mos harroni të mos lagni kurrë zonën midis gishtërinjve pasi mund të shkaktojë kërpudha.

6. Masazhoni këmbët.

Masazhi i këmbëve është ilaçi më i mirë për të hequr qafe lodhjen, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për t’i mbajtur këmbët të shëndetshme.

Ju mund të blini një masazhues, ose thjesht të përdorni një top të zakonshëm tenisi ose ndonjë objekt tjetër të rrumbullakët dhe vendoseni poshtë këmbëve.

Filloni të luani me topin me këmbë duke e lëvizur para dhe mbrapa, nga gishtërinjtë deri tek thembrat.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura