Vuan nga një sëmundje e rëndë/ Familjarët e shkrimtares Mira Meksi bëjnë apel që të vaksinohet jashtë radhe ndaj koronavirusit

Feb 26, 2021 | 22:51
SHPËRNDAJE

Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi po vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

miraaa-1024x660

Ndërsa procesi i vaksinimit vazhdon për moshat e thyera, familjarët e shkrimtares bëjnë apel që ajo të vaksinohet me përparësi, çka do t’i hapte rrugë kurimit jashtë vendit.

Pandemia e Covid-19 e ka bërë më të vështirë betejën e saj me sëmundjen.

Zonja Meksi i është nënshtruar një operacioni dhe i duhet të dalë jashtë vendit për kurim, , terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar.

Por, për të shkuar jashtë vendit, ajo duhet të vaksinohet kundër Covid-19 për shkak të rrezikut të virusit. Kolegë dhe të afërm të shkrimtares apelojnë për vaksinimin e saj, në mënyrë që t’i krijohet mundësia për kurim jashtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura