“Vuaj sot që të jetosh si kampion tërë jetën”

Nov 19, 2021 | 15:52
SHPËRNDAJE

Driton-Kuka-Luarasi

NGA DRITON KUKA

Është një rast fatlum dhe unik për mua, që sot, falëvendimit të Senatit të Universitetit Luarasi, rrugët e suksesit tim sportiv të kryqëzohen me ato të edukimit akademik dhe diplomacise sportive.  Themeluesi i sportit të xhudos, ka qenë drejtor i arsimit fillor në Ministrinë e arsimit të Japonisë- Kano Jigoro  dhe pastaj President i Shkollës normale, të Tokios.  Ai ishte njeriu që e futi xhudon në programin e shkollave publike japoneze.

Në motivacionin e nderimit tim akademik, afirmoni se unë kam ndertuar një shkollë tte xhudos në botën shqiptare qe per nga metodologjia e punes,permbajtja por edhe menyra se si kemi arritur rezultatet eshte dicka unike.

Në motivacionin e nderimit tim akademik, afirmoni se unë kam ndertuar një shkollë tte xhudos në botën shqiptare qe per nga metodologjia e punes,permbajtja por edhe menyra se si kemi arritur rezultatet eshte dicka unike.

Ja kemi marrë mjeshtërinë,pasardhësve  Jigoro Kanos, e kemi sjellë në Kosovë, në Pejë.

Me 3 medalje të arta Olimpike  si pari shkelqimi i Majlindes ne Rio de Janeio me 2016 pastaj Norës dhe Distrias sivje nt Tokio,  ne e kemi ngritur Kosovën dhe kombin tonë ne  Piedestalet me te larta te Sportit Boteror. Këto vajza kanë arritur diçka jashtë imagjinatës për bashkëvendasit dhe për kombin tonë. Kësisoj më kanë bërë mua, medalistin e munguar te Olimpiades në 1992 e largët,, në njeriun më të lumtur në botë. Sporti i xhudos është menyra e jetes sime.

Ne jemi mësuar tashmë me suksesin dhe jemi robër të tij.

Mirpo, kur e nisëm ishim pak. Tanimë shoh pas vetes se jemi bërë shumë. Ajo vatra jonë e vogël është rritur në një zjarr të madh olimpik.  Unë dua të besoj se ai nuk do të fiket.

Falë nesh, shumë të rinj do t’i afrohen xhudos pikërisht për ta mbajtur këtë zjarr të ndezur.

Dy pista dua të hap në këtë fjalë timen: raportin e xhudos me shkollën. Dhe e dytaraporti i xhudos me politikën. Po e nis nga  e para.

Se di a do ishte e tepërt të bëja thirrje për ta përfshirë njëjtë si japonezët në programet shkollore të fëmijëve tanë.  Por xhudo si sport promovon tri parime te rendesishme :

vetembrojtjen  dhe edukimin fizik; trajnimi i mendjes, kontrollimi i emocioneve dhe zhvillimi i inteligjencës dhe kurajës. Besoj se mesazhi është i qartë:

duhet bërë diçka, për të prodhuar një komb më të madh se ky që jemi. Ne shqiptarët jemi individë të shquar, mirpo që të bëhemi komb i madh, na duhet disiplina e kombeve të mëdhenj si japonezët.   Xhudoja shërben me se miri ne kete drejtim!  Per rolin e te arriturave ne rrafshin dimplomatik disa fjale.

Majlinda Kelmendi me sukseset e saj u ba kryefjala kur flitej per shtetin tone te ri ne driten e imazhit pozitiv. Kombet e bashkuara, Parlamenti Evropian dhe cdo instance tjeter politike nderkombetare njohu te arriturat tona.

Ne Rusi, Brazil e Kine shtete keto qe ende se njohin realitetin e quajtur Kosove megjtihate pranuan dhe nderuan sportistet tona duke respektuar dhe qendruar ne kembe sukseseve dhe medaljeve tona te arta.

 E imagjinoni që politika e një vendi të vogël të arrijë suksese të ngjashme?E imagjinoni që politika jonë të dijë të dialogojë me gjuhën e suksesit, me një shtet si Rusia?

Ne sportistët e mundësuam këtë dialog me të ndryshmit.   Madje dhe me të ndryshmit e mëdhenj si ata ruse e kinez! Ka ikur koha e luftrave konvencionale dhe simetrike.

 Universaliteti i suksesit, i madhështisë së sportit, hap çdo derë dhe kapërcen çdo kufi.

Mirpo, sporti nuk mund të shkojë pas politikës. Politika duhet të ecë pas sportit apo krah për krah.  Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë vendin tonë me forcën e suksesit tonë botëror.

Na vjen mirë për lumturinë që u japim bashkëkombasve ;  Ne duam ta ndihmojmë Kosovën dhe kombin tonë ! Rininë tonë!

 E teksa flasim për Rininë, ku më mirë se në një aktivitet të tillë Universitar do të kishim mundësi të jepnim një mesazh për to. Ajo që doja ti përcillja rinisë është se Talenti pa fokusim dhe punë nuk jep rezultat. Pa punë dhe përkushtim asgje nuk shkon para.

Një nga idhujt e mi kampioni Muhamed Ali thoshte, Kur lodhesha se stervituri, nuk ndaloja por vazhdoja akoma me forte dhe i thoja vetes, Vuaj sot qe te jetosh si kampion tere jetën!

 Ketë bëjmë ne, këtë duhet të bëni të gjithë Ju të rinj që synoni suksesin.  

Ne fund desha te pergezoj bashkekombesin tone qe sot eshte pjese e politikes se Malit te Zi dhe qe Ju po e Nderoni. Sot z. Dritan Abazovic zv. KM i Malit te Zi. Dritan ne fillim ne Kosove ishte skeptike per hyrjen tende ne qeverine e Malit te Zi, por qendrueshmeria juaj ne parimet e tua me cilat hyre ne Qeveri na hoqi skepticizmin qe kishim
Ju falemnderit, Profesor Ruka, për nderimin që po na bëni, ju një universitet elitar si Luarasi, me një emër që lidhet me Rilindjen tonë kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura