“Vritini shqiptarët”/ Bëri thirrje që nxisin urrejtje te varri i djalit, gazetari Hoxha: Nëna e Kacifas merret në hetim. Zbulohen detaje (VIDEO)

Oct 30, 2019 | 14:51
SHPËRNDAJE

kacifassss

Nis ndjekje penale per personat qe leshuan thirrje antishqiptare ne Bularat, ne ceremonine perkujtimore te vrasjes se Konstantinos Kacifas.

Gazetari Artan Hoxha bën me dije se sektori i luftes kunder terrorizmit ne Policine e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për nenen e viktimes, Vasilia Mihal Kaçifa.

Ne nje postim ne Fb, gazetari Hoxha shkruan:

Menjehere pas ceremonise te zhvilluar ne varrezat e fshatit Bularat ne perkujtim te Konstantinos Kacifas, me date 26.10.2019, sektori i luftes kunder terrorizmit ne Policine e Shtetit i referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen Vasilia Mihal Kaçifa.

nena-e-kacifas

Vasilia Kacifa eshte nena e personit qe u vra pas nje shkembimi zjarri prej 4 oresh per forcat speciale RENEA me 28 tetor 2018.

E lindur me 01.01.1952, banuese në fshatin Bularat, me arsim 12 klasë, me kombësi Greke, shtetësi Greke dhe Shqiptare.

Vasilia Kacifa u procedua penalisht pasi në varrezat e fshatit Bularat, gjatë cermonisë përkujtimore të 1 vjetorit të vdekjes së djalit, Kostandinos Kacifas, ka bërë thirrje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive dhe fesë. Ajo akuzohet se ka kryer vepren penale te parashikuar nga Neni 265 i Kodit Penal.
(Neni 265

Nxitja e urrejtjes ose grindjeve (Ndryshuar neni me ligjin 144/2013, datë 2.5.2013, neni 41)

Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.)

Sikur te mos mjaftohej me kaq, me date 28 tetor 2019, gjate ceremonise zyrtare ne perkujtim te festes kombetare te Greqise, Vasilia Kacifa, sebashku me vajzen e saj te ardhur nga Greqia dhe disa persona te tjere kane tentuar te shkaktojne incidente ne varrezen e ushtareve greke te rene gjate Luftes se Dyte Boterore, e cila ndodhet ne hyrje te fshatit Bularat.

Ata kane tentuar te hyjne gjate aktivitetit zyrtare ku kishte perfaqesues te qeverise greke dhe shqiptare, per te shfaqur banderola me imazhin e Konstantinos Kacifas dhe per te bere thirrje luftenxitese antishqiptare.

Per kete shkak agjent civile te sherbimit te luftes kunder terrorit, kane nderhyre duke penguar e moslejuar pranine e tyre ne kete ceremoni dhe duke u sekuestruar parrullat me thirrje antishqiptare.

Prokuroria e Gjirokastres ka filluar procedimin penal edhe per personin nga Dervicani, ish-drejtues i deges lokale te OMONIA-s, pasi pengoi, kercenoi dhe beri thirrje antishqiptare ndaj gazetareve te mediave shqiptare me date 26 tetor ne hyrje te varrezave civile te fshatit Bularat.

Me poshte jane pamje kur agjent civile te policise shqiptare sekuestrojne dhe u marrin nga duart parrullat me thirrje antishqiptare dhe me imazhin e Konstantinos Kacifas, ne hyrje te fshatit Bularat, Vasilia Kacifas dhe personave te tjere te ardhur nga Greqia qe e shoqeronin….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura