Vritet xhihadisti shqiptar në Siri, 1 tjetër plagoset, ishin nisur nga Italia për t’u bashkuar me ISIS

Apr 17, 2015 | 16:52
SHPËRNDAJE

Xhihadistë të nisur nga Spezia e Italisë për të luftuar në Siri në radhët e ISIS, nën komandën e Abu Bakr al-Baghdadi dhe kundër qeverisë së Bassar al-Asad. Janë dy 30-vjeçarë, me origjinë nga Shqipëria, islamikë që për muaj qëndruan të fshehur, ndoshta vite derisa më në fund janë rekrutuar dhe dërguar në Lindjen e Mesme.

Njëri ka humbur jetën gjatë luftimeve të ashpra ndërmjet ekstremistëve të lidhur me al-Kaidën dhe ushtrinë siriane, tjetri është plagosur rëndë, raporton media italiane “La Spezia”.

Identitetet e tyre nuk dihen ende, por shërbimet e sigurisë italiane kanë urdhëruar hetuesit për të rindërtuar historinë “italiane” të këtyre dy emigrantëve.

Sipas hetimeve shqiparët ishin nisur nga Liguria, pas kishin bërë një stërvitje të shkurtër. Të përfshirë në operacionet ushtarake, ata janë lënduar së bashku me ushtarë të tjerë dhe njëri ka mbërritur i pajetë në spitalin më të afërt. 

Lajmi në mediat italiane

Mediat italiane raportojnë se tani hetuesit e antiterrorizmit në Itali po hetojnë për të hedhur dritë për periudhën e qëndrimit të xhihadistëve në Itali. A frekuentonin  xhamitë dhe vendet e lutjes? Kush i rekrutoi ata? Kush i bindi që të armatosen dhe të shkojnë në Siri? Ku janë trajnuar? Kush financoi udhëtimin e tyre në Lindjen e Mesme?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura