Vritet shqiptari në Itali, hyri të grabiste shtëpinë e biznesmenit

Nov 25, 2015 | 11:07
SHPËRNDAJE

MILANO/ Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali nga pronari i shtëpisë ku hyri për të grabitur.

shqiptariMediat italiane raportojnë se shqiptari i vrarë nga biznesmeni i bizhuterive është identifikuar si 37-vjecari Valentin Frrokaj, ndërkohë që janë në kerkim dy bashkëpunëtorët e tjerë të tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në Lucino di Rodano në provincën e Milanos.

frrokaj

Viktima Valentin Frrokaj 

Sipas mediave italiane, që raportojnë lajmin referuar të dhënave policore, rezulton se viktima, ishte arratisur në 7 maj të vitit të shkuar nga burgu në  “Pagliarelli” të Palermos, ku vuante dënimin me burg përjetë, për vrasjen e një bashkëatdhetari të tij.

“Frrokaj ishte në kërkim nga policia, pasi u arratis një vit më parë nga burgu ku vuante dënimin për vrasjen e një shqiptari, në 23 korrik 2007 në Brescia. 37 vjeçari kishte ikur më 2 shkurt 2013 nga burgu në Parma (së bashku me një tjetër të burgosur shqiptar), por u kap më 14 gusht të vitit pasardhës nga policia në Cassano d`Adda”- raportojnë mediat italiane.

Prokurori i Milanos Alberto Nobili mësohet të ketë deklaruar se pronari i vilës ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Ngjarja

Ne vilën dykateshe në afërsi të Milanos, pronë e italianit Rodolfo Corazzo, një biznesmen që merrej me shitjen e bizhuterive kanë hyrë tre persona. Në kohën e tentatives për grabitje, në banese kanë qenë mamaja dhe vajza 10-vjecare e ciftit.

4Tregtari ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij dhe në oborrin e vilës sulmohet nga tre persona, të cilët i kërkojnë të hape derën e shtepise dhe të fike telekamerat.

 

Dëshmia e pronarit që vrau shqiptarin 

Rodolfo Corazzo
Rodolfo Corazzo

Sipas dëshmisë së pronarit, grabitësit e pritën atë jashtë shtëpisë dhe e tërhoqën zvarrë brenda saj. Më pas nisi përleshja me armë.

Vetë pronari ka thënë se edhe e kanë dhunuar në hyrje të vilës. “Nuk doja te vrisja njeri, i thashë ju jap cfarë të doni, vetëm mos më prekni familjen”- mësohet të ketë thënë ai.

5Tregtari lëvizte i armatosur dhe me vete në momentin e ngjarjes kishte një pistoletë. “Qëllova në ajër, por ata nuk dëgjuan”-ka thënë ai, duke shtuar se më pas ka qëlluar drejt tyre. Njëri mbeti i vrare, dy të tjerët u larguan me vrap.

 

Avokati: Grabitësit me maska 

“Ishin me maska, flisnin italiasht me theks të cuditshem dhe dhunuan klientin tim”- ka thënë avokati mbrojtës i pronarit të shtëpisë.

1Sipas tij, pronari u mundua të bashkëpunonte dhe kërkoi të mos i preknin familjen. “pastaj qëlloi në ajër dhe më pas ndaj njërit prej grabitësve. E bëri për vetëmbrojtje’- tha ai.

23

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura