Vritet një oficere policie në sy të familjarëve në Afganistan, të afërmit akuzojnë talebanët

Sep 5, 2021 | 16:28
SHPËRNDAJE

talebanearmatime

Një oficere policie në Afganistan është ekzekutuar në derë të shtëpisë në sy të të afërmve të saj.

Këta të fundit, kanë deklaruar për BBC se Banu Negar është vrarë nga militantët talebanë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Firozkoh në provincën e Ghor.

Kjo vrasje vjen në një moment kur në Afganistan janë rritur raportimet për dhunën ndaj grave. Sipas BBC, talebanët kanë deklaruar se do të nisin një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë mediat vendase në Afganistan raportojnë se Negar ishte 8 muajshe shtatzënë. Ajo punonte si gardiane në një prej burgjeve afgane.

Trupi i së ndjerës është gjetur nga autoritetet vendase e mbuluar në gjak.

_120403028_officer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura