VIDEO/Vritet në publik kreu i avokatëve në Diyarbakir, priste gjyqin për komentet antiturke

Nov 28, 2015 | 15:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pamje të rënda ato të xhiruara gjatë ekzekutimit të avokatit turk. Tahir Elci, kreu i shoqatës së avokatëve të Diyarbakir, në zonën me shumicë kurde në Turqi është vrarë në Diyarbakir. Ai është qëlluar me armë, të tipit pistoletë gjatë një takimi publik.

vrasjaLajmin e kanë konfirmuar burime zyrtare nga partia filokurde Hdp dhe është njoftuar gjithashtu edhe nga presidenti Erdogan.

avokatiAvokati i vrarë ishte në rolin e Presidentit të shoqatës së avokatëve të Diyarbakir dhe ishte në pritje të procesit gjyqësor për komentet antiturke të bëra gjatë një deklarate në Cnn turk.

Avokati i njohur si mbrojtës i të drejtave njerëzore i njohur në Turqi ishte arrestuar e më pas u la i lirë, në pritje të gjykimit posi gjatë një transmetimi live ai theksoi se nuk e konsideronte PKK një organizatë terroriste, si ishte qëndrimi i Ankarasë zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura