Vritet me thikë në rrethana misterioze në Londër 17-vjeçari shqiptar

Nov 25, 2015 | 10:32
SHPËRNDAJE

Në rrethana ende të paqarta për policinë, një 17-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, shumë pranë shtëpisë së tij në lagjen e “Islington”-it, jo shumë larg stadiumit të Arsenalit.

shqiptarii-2

Mediat britanike të vilat kanë raportuar lajmin thonë se mjekët bënë ç’ishte e mundur për të shpëtuar 17-vjeçarin e identifikuar Vaso Kako, por ai vdiq në vendin e ngjarjes, në një rrugë banimi në veri të Londrës.

Kështu shkruan media britanike “Express.co”, për një djalë të ri me origjinë shqiptare i cili studionte për biznes. Policia ka bërë me dije se i riu nuk shoqërohej me banda kriminale dhe nuk kishte lidhje me to.

Famil4797788

Vëllai i tij, Bruno, 25 vjeç, ka thënë: “Ai ishte thjesht një djalosh i bukur, ishte gjithmonë i lumtur, i qeshur dhe i dashur. Ai ishte gjithmonë shumë bujar me miqtë dhe familjen e tij”.

Dëshmitarët thanë se një grup i madh të rinjsh u përleshën në një sulm të hënën në mbrëmje. Policia nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë bërë vrasjen dhe përse. Hetimet kanë nisur për të zbardhur ngjarjen.

Sipas mediave, imazhet e filmimeve nga kamerat me qark të shkurtër, tregojnë sesi viktima pasi është goditur me thikë në kraharor, ka tentuar të largohet me biçikletë, por është rrëzuar në tokë, pas disa sekondash dhe ka ndërruar jetë.

2EC3EAC200000578-3331875-image-a-22_1448369383881

Raportimi i mediave
Raportimi i mediave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura