Vritet me thikë në Londër një shqiptar, autori bashkëatdhetar i tij. Policia zbulon emrat (FOTO)

Apr 18, 2015 | 22:24
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar është akuzuar për vrasje pasi goditi me thikë në një bar në lindje të Londrës një bashkëatdhetar. Mbi Hysni Avdylin, 43-vjeç, është ngritur sot akuza mbi sulmin me thikë brenda bar-restorantit “Dolce Vita” në Lea Bridge Road, Leyton, të enjten në mbrëmje.

Policia në Londër ka zbuluar sot emrin e personit të vdekur si 34-vjeçari Asim Marku dhe ka lëshuar edhe një foto të tij (fotoja më poshtë).

Viktima, Asim Marku, 34-vjecar

Mësohet se menjëherë ambulanca mbërriti në vendngjarje rreth 09:50 të enjten, por shqiptari u deklarua i vdekur rreth 50 minuta më vonë.

Avdyli, do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Thames të hënën.

foto nga vendngjarja

 Te enjten, policia tha: “Në këtë fazë të hershme hetimi besojmë se vrasja është e lidhur me një grindje që ndodhi më herët atë mbrëmje, por ata vazhduan të mbajnë mendjen tek grindja”.

foto nga vendngjarja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura