Vritet me armë zjarri mjeku Pjerin Xhuvani! Dyshimet e para për motivet e konfliktit! Pamjet nga vendi i ngjarjes (FOTO+VIDEO)

Apr 21, 2021 | 14:30
SHPËRNDAJE

Një ngjarja e rëndë ka tronditur Elbasanin, tre dite para zgjedhjeve, ku një mjek është vrarë me armë zjarri.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për Pjerin Xhuvani, i cili njihet edhe si eksponentë i Partisë Socialiste.

Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se Pjerin Xhuvani është vrarë pas një konflikti dhe përplasje mes militantëve të partive politike.

Nga përplasje dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Dyshohet paraprakisht se shkak i vrasjes është bërë një debat, pasi disa përfaqësues të partive politike ishin duke shpërndara para në këmbim të votës.

Pjerin Xhuvani është edhe mjek psikiatër në qytetin e Elbasanit.

Xhuvani u denoncua edhe nga Partia Demokratike, si person i cili u përfshi në incidentin në Elbasan ditën e verës.

Pjerin XHuvani

pjerin xhuvani
Ne foto , Pjerin Xhuvani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura