Vritet gjatë bombardimeve hakeri i ISIS-it Junaid Hussain

Aug 27, 2015 | 20:21
SHPËRNDAJE

Një nga figurat më aktive të Shtetit Islamik, Junaid Hussain, i lindur në Britani besohet se ka gjetur vdekjen gjatë një bombardimi të avionëve amerikanë.

Junaid Hussein, hakeri i ISIS-it
Junaid Hussein, hakeri i ISIS-it

Hussain, i cili njihej si kryehakeri i Shtetit Islamik, ka qenë ndër personat që ka inkurajuar vazhdimit sulme terroriste ndaj Perëndimit.

Një burim thotë për “The Guardian” se Hussain, i njohur me ermin Abu Hussain Al-Britani, ka qenë më shumë sesa një haker në lëvizjen terroriste.

Sipas këtij burgimi, Hussain, i lindur në Birmingham të Britanisë, figuronte në listën e terroristëve më të kërkuar nga Pentagoni.

Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në shumë sulme që i janë bërë vendeve Perëndimore, kujtojmë këtu sulmin në Teksas të SHBA-ve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura