Vritet duke luftuar përkrah ISIS-it sportisti shqiptar i kikboksit, Valdet Gashi

Jul 6, 2015 | 21:35
SHPËRNDAJE

Është vrarë në Siri duke luftuar përkrah ISIS-it sportisti i kikboksit, dy herë kampion bote, Valdet Gashi.

Valdet Gashi

Mediat zvicerane raportojnë se Gashi është vrarë ditën e shtunë, ndërsa lajmin për vrasjen e tij e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Gashi ishte i famshëm në sportin e tij në Zvicër, duke qenë edhe trajner te Uinterthur. Ai është akuzuar se ka stërvitur militantë të ISIS-it në palestrën e kikboksit në qytetin ku jetonte. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura