Vritet brutalisht në rrugë shqiptarja, shoqërohet burri. Ja dëshmitë e para nga krimi shokues në sy të disa personave

May 26, 2022 | 9:17
SHPËRNDAJE

NIKOLETA KOVAÇI/ Qyteza e vogël e Vittoria-s në provincën e Raguzës në Itali është tronditur mesditën e djeshme teksa një grua është sulmuar nga një burrë, i cili e ka goditur disa herë me thikë dhe e ka lënë të pajetë në mes të rrugës.

bruna-mucha

Ai është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që ngjarja ka jo vetëm dëshmitarë okularë po madje edhe pamje të shumta filmike për shkak të ambientit në të cilin është kryer krimi i rënë.

Banorët e shumtë që kanë parë skenën e përgjakshme kanë lajmëruar ambulancën që ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke tentuar që t’i japë ndihmën e parë gruas së mbuluar në gjak. Sapo ambulanca ka mbërritur në Qendrën Spitalore të Vittoria-s është konfirmuar vdekja e saj.

Aty Policia ka mësuar se viktimë e atij sulmi brutal është shqiptarja Bruna Muça, 37 vjeçe, rezidente bashkë me familjen e saj në Vittoria prej shumë vitesh. Gruaja, nënë e dy fëmijëve, e një vajze dhe e një djali, bëhet me dije se në momentin që u përball me agresorin po sillte të birin në shkollë.

HETIMET

Vrasja sipas të dhënave të policisë italiane ka ndodhur rreth orës 13:40 mes Via Adua dhe Via Tenente Alessandrello, në zonën e famullisë Santissimo Rosario në Vittoria, në provincën e Raguzës.

Policia dhe Prokuroria kanë nisur menjëherë hetimet ku kanë siguruar edhe një mori dëshmish, kanë sekuestruar një sërë pamjesh filmike, si dhe kanë marrë të dhënat që lidhen me autorin e sulmit brutal. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bënë me dije se autori i sulmit ishte një djalë i ri, i dobët dhe i gjatë.

Policia menjëherë ka dyshuar te bashkëshorti i viktimës, i cili është thërritur të paraqitet në polici dhe sipas mediave vendase ai ka treguar se në momentin kur ndodhi sulmi ai ka qenë në punë. Policia vendase e ka marrë në pyetje për orë me radhë, duke u bërë ai personi i parë që dëshmon për sulmin me thikë që i mori jetën gruas së tij, nënës së dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Policia vendase beson se shpejt do të ketë edhe një emër autori për aktin makabër që ndodhi mesditën e djeshme në mes të qytezës në afërsi të një shkolle ku Bruna kishte sjellë të birin e saj. Hetuesit besojnë se fëmija do të jetë edhe personi që do të hedh dritë mbi atë krim, duke aluduar si autor të dyshuar kryesor të krimit bashkëshortin e saj.

Sipas të dhënave, ai ka sjellë alibinë e besueshme në lidhje me vendndodhjen e tij në momentin kur ka ndodhur krimi, por grupi hetimor ka kërkuar të sekuestrohen me dhjetëra pamje filmike në zonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura