“Vrava gruan, të vras edhe ty”, dëshmia e shoferit në Gjykatë: Si më kanosi Fadil Kasemi pas krimit

Sep 20, 2018 | 15:00
SHPËRNDAJE

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”. Me këto fjalë Fadil Kasëmi i është drejtuar shoferit me të cilin ia ka mbathur pas krimit që tronditi kryeqytetin vitin e kaluar ku vrau ish-gruan e tij gjyqtare Fildez Hafizi.

Dëshmia e shoferit Klodian Tafa ka ardhur sot në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Kasëmit. Tafa është njeriu i parë me të cilin ka komunikuar 55-vjeçari pas krimit dhe njeriu me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

FADIL KASEMI I ARRESTUAR GA POLICIA (MAJTAS) FILDIZE HAFIZI
FADIL KASEMI I ARRESTUAR GA POLICIA
(MAJTAS) FILDIZE HAFIZI
 “Kasemi më doli para makinës, kishte pistoletë. Më tha që do të hipte në makinën time por unë i thashë se kompania s’na lejon të marrim të tjerë persona. Fadil Kasemi me kërcënoi me armën që kishte në dorë. Më tha ‘Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty’”, ka treguar shoferi i makinës me të cilin lëvizi Fadil Kasëmi.

Ai tha më tej se pasi hipi në makinë, Kasëmi i ka kërkuar të ecte sa më shpejt.

Burimi: BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura