Vrau vëllain me thikë, arrestohet pas një viti 46-vjeçari nga Lapraka

Sep 1, 2015 | 20:07
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes. Në një deklaratë për mediat Policia thotë se u arrestua Besnik Harif Spaho, pasi në korrik të 2014-ës ka vrarë me thikë vëllain e tij.

Foto ilustruese
Foto ilustruese


Policia nuk jep detaje të tjera për personin tjetër të arrestuar, por thotë se ndaj 46-vjeçarit ishte prerë një masë arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

“U kap i kerkuari Besnik Harif Spaho datl 14. 09. 1969 banues Laprake me mase sigurie arrest ne burg per vepren penale vrasje e mbetur ne tentative ne rrethana te cilesuara neni 79/c a pasi me dt. 23. 07. 2014 ne laprake  ka goditur me thike vellain e tij Luan Spaho I cili me pas ka gjetur vdekjen me vone ne spitaloin e traumes.”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura