Vrau të riun në Bathore, prokuroria e çon në gjyq me 4 akuza

Feb 9, 2016 | 15:52
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranë përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Gazmir Daci, i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, “armëmbajtje pa leje”, “falsifikim dokumentash” dhe “kanosje”.

autori2

Ky shtetas akuzohet se, në dt. 04.11.2015, në Kamëz, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri, si edhe ka kanosur për vrasje vëllain e viktimës, Saimir Kolaveri.

Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për shtetasin Xhelal Daci, i ati i të pandehurit kryesor. dhe për shtetasi Ezel Baja, lidhje shoqërore e tyre.

Ngjarja 

Me 4 nëntor Daci ka qëlluar me armë dy shtetasit Kolaveri në një lokal në zonën e Bathores, në Tiranë. Shtetasi Valter Kolaveri, 28 vjeç, nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga breshëria automatike dhe vdiq në spital një ditë më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura