Vrau shokun te “Astiri”, autori zbulon të shkuarën. Si u mor peng dhe kërcënimi që i bëri viktima

Jan 25, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Noel Dishin, vrasësin e Vilson Tafçiut, vrare në Astir më 20 janar.tafciu-astiri

Autori i dyshuar i vene ne pranga, Dishi, qe ka dalë para gjykatës ishte marre peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës.

Gazetarja Kloadiana Lala raporton per ‘News 24’ se ai i mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kalua në prokurorinë e Durrësit.

Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra.”, tha Dishi. Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia. BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura