Vrau romin me thikë në zemër, flet për herë të parë shqiptari, ja çfarë thotë

Jun 30, 2017 | 9:43
SHPËRNDAJE

Shqiptari 27-vjeçar Fitim Koldashi, i cili pak ditë më parë vrau italianin Manuel Spinelli, ka pranuar të flasë lidhur me rrethanat e ngjarjes. Ai është shprehur para trupit gjykues se takimi mes tij dhe viktimës ka qenë i rastësishëm.

omic. (1)

Ai është marrë në pyetja nga ambientet e burgut pasi la spitalin, ku në përleshje e sipër me viktimën dhe shqiptari kishte marrë disa lëndime.

E ndërsa fliste para gjykatësit Giovanni De Rensis, duke thënë versionin e tij të ngjarjes ka konfirmuar gjithçka kanë arritur që të regjistrojnë dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur krimi.

I ndihmuar dhe nga avokatët e tij, Paola Pedicone dhe Antonio Di Gaspare, Koldashi konfirmoi rastësinë e takimit dhe fjalët e “rënda” me tre romët, nga ku nisi dhe i gjithë sherri i cili përfundoi në dhunë fizike me grushta dhe shkelma.  I riu shqiptar  ka thënë se e ka nxjerrë thikën pasi donte t’u mbronte dhe se nuk e kishte kuptuar  seriozitetin e situatës.

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor. Atë mbrëmje, viktima Manuel Spinelli, ishte për darkë në një restorant me të atin dhe një tjetër person.

Teksa doli në rrugë, ndodhi takimi i rastësishëm me shqiptarin, i cili në ato momente po lëvizte me makinë në zonë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se shqiptari zbriti nga makina, nisi të diskutonte me të tre e më pas ndodhi përleshja. Viktima, pjesë e komunitetit rom është goditur me thikë nga shqiptari.

Dy goditjet me armën e ftohtë në zemër dhe fytyrë, rezultuan fatale për Spinelli-s. Edhe Koldashi mbeti i plagosur nga përleshja. Sipas raportimeve, thuhet se Koldashi, pak çaste se të niste sherri, ishte në makinë me të dashurën, e cila ka pasur një lidhje sentimentale me viktimën Manuel Spinelli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura