Vrau prindërit pas sherrit banal, Prokuroria kërkon burg përjetë për të riun nga Bathorja

Oct 18, 2018 | 10:10
SHPËRNDAJE

Prokuroria kërkoi dënim të përjetshëm për Mirad Metallarin, nën akuzë për vrasjen e prindërve të tij. Ngjarja ka ndodhur në Bathore, teksa Mirald Metallari, 21 vjeç, për shkak të një konflikti të çastit, teksa ndërtonin një mur betoni në oborrin e shtëpisë u konfliktua me të atin punonjës policie, e më pas e qëlloi atë duke e lënë të vdekur në vend.

metallari

Mirald Metallari nuk njihej si tip problematik në Bathore, por rreth një vit më parë, 21-vjeçari mori pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftarit, efektiv në komisariatin nr. 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të.

Paraprakisht dyshohet se sherri në familje ka nisur për shkak të debateve mbi rregullimin dhe ndërtimin e një muri në bahçen e shtëpisë, për të cilën i riu nuk ka pranuar kërkesën e babait e tij 62-vjeçar për ta ndihmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura