Vrau policin dhe tentoi të largohej nga Rinasi. Pas lirimit me kusht, Apeli në Shkodër e riktheu…

Nov 16, 2018 | 18:10
SHPËRNDAJE

Tentoi të largohej jashtë vendit pas lirimit me kusht, kapet, ishte në kërkim që prej muajit maj të këtij viti pasi Gjykata e Apelit Shkodër rrëzoi lirimin me kusht. Për këtë arsye u urdhërua rikthimi në burg i Çupit për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit, 1 vit e 11 ditë.

gjykata e apelit shkoder

32-vjeçari është dënuar për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”. Çupi mori një dënim prej 20 vitesh burg për vrasjen e një polici në vitin 2005 në Mirditë, ndërsa, pasi bëri 13 vite burg, Gjykata e liroi me kusht. Por, Prokuroria e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit në Shkodër, e cila vendosi për rikthimin në qeli të tij për kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, pasi 32-vjeçari po tentonte të largohej jashtë vendit. Përveç tij, janë arrestuar 4 persona të tjerë në Qarkun e Lezhës gjatë një aksioni të Policisë për rritjen e parametrave të sigurisë, ku u ushtuan kontrolle në disa qytete. Si rezultat, u arrestua në flagrancë Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa. Në pranga ka rënë dhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua, pasi Gjykata e Tiranës më 5 tetor e ka dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Po ashtu u arrestua edhe Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”./E.H.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura