Vrau për vijën e ujit, arrestohet autori. Kërcënoi se do vetëvritej

Aug 31, 2015 | 15:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes pas konfliktit për vijën e ujit në Berat. Policia kishte rrethuar 34-vjeçarin Fatmir Bregu në fshatin Lybesh pasi pas ngjarjes ai kërcënoi se do të vetëvritej. 

Fatmir Bregu
Fatmir Bregu

“Grupi negociator i Reneas ka negociuar me telefon me autorin me qëllim që autori të dorëzohet, por ky shtetas deri tani nuk eshte bindur per t’u dorezuar”- njofton policia.

Pas thirrjes për dorëzim ai ka kërcënuar se do të vrasë veten. “Autori po mbahet nen rrethim  nga Policia  e Beratit dhe Renea dhe grupi negociator i Reneas vijon negociatat per te bere te mundur dorezimin e tij”- njofton policia.

1 (1)

NGJARJA

Sherri për një vijë uji i ka marrë jetën një të riu në Berat. Sipas policisë, Fatmit Bregu, 34 vjeç, banues në  fshatin Lybesh të Beratit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Namik  Gjika, 28-vjeç.

“Vrasja  ka  ndodhur  paranë  një  lokali  në  fshatin Lybesh pas një konflikti për shkak  të një vije uji”- njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura