Vrau mjekun në Shkodër, si i shpëtoi policisë autori, iku natën me…

Jul 8, 2017 | 16:02
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas vrasjes me plumb në kokë të mjekut Ilir Aliaj, dyshohet që autori i krimit, Dritan Ymeri të jetë larguar drejt Francës.

ilir-alija

Burime nga policia e Shkodrës, por edhe pranë familjes Ymeri kanë dyshime se 26-vjeçari ka arritur që të largohet nga qyteti verior drejt Francës.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 1 korrikut në lagjen “Qemal Stafa” te vendi i quajtur “Ish-Dekori”, dyshohet që i riu Ymeri është larguar me një makinë tip “Golf 5” me targë AA 526 RA dhe me ngjyrë të zezë.

Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari për vrasjen e mjekut 40-vjeçar mund të ketë ikur drejt Malit të Zi, përmes pikës kufitare të Muriqanit, jo duke kaluar kufirin, por ilegalisht përmes malit.

26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga Franca dhe për këtë shkak policia ka një dyshim se ka arritur që të gjejë mundësinë që të shkojë sërish në këtë vend.

Nga ana tjetër ka dyshime se persona të ndryshëm e kanë ndihmuar ekzekutorin që të largohet pa lënë gjurmë dhe t’u shpëtojë forcave të policisë.

Lajmin e plote e lexoni ne GSH ne kete link http://www.gsh.al/2017/07/08/vrasja-e-mjekut-ja-si-u-shpetoi-bluve-dhe-forcave-speciale-dritan-ymeri/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura