Vrau me thikë ish-të dashurën dhe italianin, burg përjetë shqiptarit

Mar 15, 2016 | 8:49
SHPËRNDAJE

Gjykata italiane ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin Dritan Demiraj, i akuzuar se vrau me thikë ish-të dashurën e tij rumune dhe të dashurin e saj italian.

Më herët edhe Prokuroria e Riminit kishte kërkuar të njëjtën masë dënimi për shqiptarin

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe daja Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë. Po dje, daja e tij u dënua me 5 vjet burg për bashkëpunimin në vrasje.

Demiraj ne gjyq
Demiraj ne gjyq

Demiraj vrau ish-të dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina-n, të dashurin e saj italian.

Këtë të fundit ai e vrau në banesën e tij, i ndihmuar nga e fejuara dhe daja, Sadik Dine. Prokuroria e Riminit kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dajën e tij peshkatar, si edhe 30 vjet burg për të fejuarën, Monica Sanchi-n. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura