Vrau gruan dhe fshehu të vërtetën për 37 ditë/ Piloti grek rrëfen krimin para gjyqtarëve: Nuk mund ta lija fëmijën tim vetëm, qenin e mbyta që të…

May 11, 2022 | 20:00
SHPËRNDAJE

Babis Anagnostopoulos, piloti grek i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Caroline vitin e shkuar ka dalë ditën e sotme para gjykatës. Mediat bëjnë me dije se ai ka përshkruar me qetësi veprimet që ka kryer menjëherë pas krimit për t’i shpëtuar drejtësisë.

Capture

Për më shumë se një muaj, ai u tha hetuesve dhe mediave se 21-vjeçarja u vra nga disa grabitës të pamëshirshëm të cilët hynë në vilën e tyre. “Edhe unë të besova. Policia ju ka besuar. Unë personalisht ju kam besuar”, tha kryetari i gjykatës gjatë seancës.

Babis u shpreh se pasi kreun krimin ai qau dhe shkuli flokët nga dhimbja për atë që sapo kishte kryer. “Nuk mund të pranoja që fëmija im të humbiste prindërit në një ditë, prandaj sajova historinë e grabitjes.

Nëse do të doja do të isha larguar bashkë me fëmijën tim. Unë isha i tronditur se nuk do ta shihja më gruan time. Gjithçka që mund të bëja ishte të mbaja vajzën time në krah dhe t’i premtoja se nuk do ta lija kurrë. Lydia meriton të ketë gjithçka”, u shpreh ai.

Replikat me gjyqtarin

Gjykatësi: Ju e patë në sy dhe e përqafuat vjehrrën

I pandehuri: Ke përballë një burrë që qan dhe vajton çdo ditë. Kjo sigurisht që nuk më liron nga përgjegjësitë. Jeta ime nuk mbaroi ditën që u ktheva në Athinë nga memoriali, jeta ime përfundoi vitin e kaluar ditën kur humba Caroline. Gjithçka që më ka mbetur është të kompensoj qoftë edhe një pjesë të vogël të asaj që shkaktova.

Ai më pas foli me detaje për krimin që kishte kryer dhe u shpreh se e vrau qenin për ta bërë ngjarjen sa më të besueshme.

Ishte një vdekje e menjëhershme?

Ishte e pamundur ta shihja. U largova në kuzhinë për të mos e parë.

A qau kafsha?

Po

Vërtetë e vendose fëmijën pranë gruas së vdekur?

Më vjen mirë që ma bëni këtë pyetje. Është diçka që është diskutuar shumë. Nuk e dija se kur mund të vinte policia

Pse pranë trupit të vdekur?

Më interesonte që fëmija të ishte sa më e sigurt. Aty ishte e sigurt…

Pse nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsh në objektet që preke atë natë?

Në një moment vendosa mbulesën e kamerës. Ndoshta e hoqa kamerën me doreza. Më pas zbrita në bodrum dhe mora dorezat për pjesën tjetër.

Pastaj raportuan vdekjet te policia dhe fshehët krimin për 37 ditë. Ishte e lehtë për ju?

Nuk ishte aspak e lehtë. Këto 37 ditë ishin torturuese

Nëse kjo ju shqetësoi pse nuk shkuat tek autoritetet për të thënë të vërtetën?

Mendova për fëmijën tim që ka qenë gjithë jetën time… Kur takova njerëzit, sinqerisht besova se herët a vonë ata do ta kuptonin të vërtetën.

Kam pasur shumë mundësi nëse do të doja të largohesha nëse vullneti im ishte të lija njerëzit më të afërt.

Po qëndroni këtu për t’u marrë me pasojat e veprimeve tuaja?

E kam të pamundur të pranoj që nuk do ta shoh më gruan time. Gjithçka që mund të bëja ishte të përqafoja vajzën time dhe nuk do ta lija kurrë. Shpresoja që disi ta bëja me magji.

A kishit moral për ta rritur këtë fëmijë?

Gjithçka që mund të bëja ishte të përpiqesha çdo sekondë për dikë që nuk do ta njihte nënën e saj për shkakun tim. Fëmija im meriton gjithçka, por kurrë nuk do të ketë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura