Vrau burrin me 3 plumba, flasin familjarët e Violetës: Nuk e dinim që kishte armë, por…

Jun 18, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kurbin, ku Violeta Donaj, vrau burrin e saj Kujtim Donaj, kanë dëshmuar dhe familjarët.

Sot në polici kanë dëshmuar familjarët e Violetës, të cilët kanë thënë që nuk ishin në dijeni që ajo mbante armë dhe kishte në plan që të kryente këtë akt të rëndë.

tregu-i-milotit-933x445

“Nuk e dinim që Violeta kishte armë, por e kemi ditur se kishin probleme dhe Violeta kishte shenja në trup. Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante”, ka qenë kjo dëshmia e familjarëve.

Vëllai i saj distancohet nga akti i rëndë dhe thotë madje se nuk e ka idenë se ku mund ta ketë gjetur Violeta armën e krimit. Ajo që di të thotë me siguri është fakti se e mota kishte shenja dhune ne trup dhe konflikte të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, që e kishin detyruar të ikte nga shtëpia.

viktima1

Ne s’kemi pas dijeni në lidhje me ngjarjen, di që kanë pas konflikte të vazhdueshme dhe për këtë motra iku nga shtëpi a. Motra më ka treguar edhe shenjat e dhunës në trup. Por nuk dija asgjë për veprimet që do kryente. Dje në mëngjes na tha që do shkonte në shtëpi të merrte rrobat. Shkoi bashkë me bashkëshorten time”,- thotë i vëllai, raporton Balkanweb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura