Vrau babanë e 2 fëmijëve, flet avokatja e të arrestuarit: Nuk e mendonte se … Dyshimet pse ndodhi krimi (Video-Foto)

SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vrasjen e bashkëkombasit Arben Kola e mori vesh gjatë një takimi me avokaten e tij mbrojtëse, Eva Feroldi.

Lajmi e tronditi: “Është në shok, nuk mendonte se e kishte goditur aq shumë sa për ta vrarë”, kështu u shpreh për mediat italaine avokatja e Marsel Disha Romelli, 26-vjeçarit shqiptar i cili ndodhet në burg për vrasje me dashje. Ajo pretendoi se klienti i saj nuk e dinte se e kishte goditur për vdekje Kolën.

Mbetet ende për t’u qartësuar edhe shkaku i kësaj zënke që degjeneroi në vrasje. Gjithnjë sipas mediave fqinje, mund të lidhet me pazaret e drogës, pasi si viktima ashtu edhe autori rezultojnë persona të hetuar në çështje të lidhura me narkotikët.

6 Shtator 2018 – “Nuk mendova se e godita aq fort”/ Dëshmia e të riut që vrau babanë e dy fëmijëve. Mister arma e krimit…

 Marsel Disha, 26-vjeçari i arrestuar si autor i vrasjes së Arben Kolës mbrëmjen e dy ditëve më parë në Breshia të Italisë, nuk i ka ndihmuar shumë hetuesit me dëshminë e tij. Kështu raportojnë mediat italiane këtë të enjte.

“Brescia Today” shkruan se: Disha ka thënë vetëm se nuk mendonte se kishte goditur qa fortë viktimën. Para Prokurorit, pas ndërroi tre avokatë, i riu ka bërë skenë shurdhe-memece, duke mos iu përgjigjur pyetjeve që i drejtoheshin. Heshtja e të akuzuarit për vrasje ndërkaq, pritet të shtyjë zbardhjen e shkaqeve të sherrit mes Dishës dhe Kolës, marangozit të papunë dhe babit të fëmijëve të mitur, i cili humbi jetën në spital pas plagëve të marra.06

Bresgia Today

Sipas të njëjtave burime, emrin e agresorit policisë, ia dhanë disa persona që frekuentonin zonën ku ndodhi krimi. Të dy raportohet se njiheshin prej disa kohësh dhe kishin precedentë në vepra penale që lidhen me shpërndarjen e drogës.

Motivi i ngjarjes megjithatë mbetet ende për tu sqaruar ashtu siç mbetet për tu zbardhur me çfarë arme është vrarë 32-vjeçari. Dyshohet se Kola është goditur me objekt, që i ka shpuar një arterie. Një objekt që dyshohet se është gjetur në vendngjarje dhe është përdorur për ta goditur disa herë në gjoks rivalin.

Mund te jete një shishe apo kaçavidë, por edhe kjo mbetet për tu përcaktuar nga hetimet e mëtejshme.

6/9/2018 – Vrasja e babait të dy fëmijëve, ja kush është i arrestuari. EMRI

Shqiptari i arrestuar për vrasjen e bashkudhëtarit të tij Arben Kola në Itali është Marsel Disha, 26 vjeç. Identiteti i personit tashme të ndaluar të policia bëhet i ditur nga mediat lokale.

WhatsApp-Image-2018-09-05-at-13.46.40-1

Ndërkohë, raportohet se hetuesit vijojnë punën për mbledhjen e provave në sheshin “Teosa” në Breshia, ku mbrëmjen e djeshme ndodhi sherri që përfundoi me vdekjen e Kolës në spital, pas plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse, që po bashkëpunojnë me efektivët për gjetjen e armës. Arma me të cilën është goditur babai i dy fëmijëve nuk është gjetur ende.

Mbetet ende për tu zbardhu shkaku i sherrit mes Dishës dhe Kolës jashtë ambienteve të lokalit dhe sallës së lojërave të fatit në.

Lidhur me ngjarjen, është regjistruar një procedim penal për vrasje.

PANORAMA

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.