Vrau babanë dhe u arratis drejt Tiranës, kapet në furgon 35-vjeçari. Ç’ndodhi mes tij dhe policisë gjatë arrestimit

Sep 2, 2019 | 13:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Arrestohet disa orë pas ngjarjes autori i vrasjes që ndodhi sot në një fshat të Memaliajt, ku djali i mori jetën babait me sëpatë dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte ngritur pika të shumta kontrolli dhe mësohet se ai u kap teksa ishte nisur oer ne Tirane, në një furgon në fshatin Poçem në aksin Tepelenë- Levan.

Mësohet se Arjan Shehaj ka bërë rezistencë në momentin që e kanë ndalur forcat e policisë, të cilat i ka kundërshtuar me dhunë.

Njoftimi i arrestimit 

Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj.

Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

DETAJET/ Krimi brenda familjes në Memaliaj, djali që vrau babanë kishte tentuar t’i merrte jetën nënës më përpara, sot kishin shkuar… (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish vendin, pasi në fshatin Shalës të Memaliajt, djali i ka marrë jetën babait, raporton korespondentja e Panorama.

Policia-Kruje_1-626x450

Burimet thanë se Arjan Shahaj, 35 vjec, ka vrarë me sëpatë Iljaz Shahajn, 78 vjec.

Mësohet se autori është larguar pas krimit dhe policia ka nisur kërkimet për të. Ende nuk dihen detaje të tjera, teksa raportohet se kanë qenë fqinjët që kanë alarmuar policinë pas ngjarjes.

Dyshohet se i riu qe ka kryer krimin vuan nga probleme mendore dhe ka pasur disa tentativa te perseritura per te vrare te aferm te tij.

Nje vit me pare ka tentuar te vrase nje kusheri, ndërsa në 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën.

Sot, ishin ngritur si çdo ditë normalisht dhe me të atin kishin shkuar për dushk, por pas një grindje mes tyre, ka ndodhur ngjarja e rende.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura