Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër/ Zbulohet dëshmia e të riut dhe tregon si nisi sherri: Jam penduar! Duhet ta kisha duruar, por…

Sep 20, 2020 | 12:27
SHPËRNDAJE

Autori i vrasjes së një 33 vjeçari një ditë më parë në Durrës, ka pranuar krimin e rëndë, por ka theksuar se ka ndërmarrë aktin për vetëmbrojtje.

Autori Arber Koti-viktima-Ideat Dula

Në pranga përfundoi Arbër Kote, i cili ka thënë në polici se i kishte kërkuar viktimës të lironte rrugën sepse kishte parkuar keq.

I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte.

Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar.

Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrasja. Thjeshte mendova vetëm të mbrohesha”– mësohet të ketë deklaruar 26 vjeçari i arrestuar.

LEXO EDHE: 

I nguli thikën në zemër 34-vjeçarit, autori i vrasjes në Durrës është djali ish-drejtorit të… (EMRAT)

FOTO/ Ky është viktima Idajet Dulla, që u vra me thikë në zemër nga shoferi i fugonit

Vrau 33 vjeçarin me thikë në zemër, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes (Emri)

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura