Vrau 17 studentë ditën e Shën Valentinit, prokuroria kërkon dënim me vdekje për Nikolas Cruz

Mar 13, 2018 | 18:51
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme 19 vjeçari i cili kreu masakrëm me 17 viktima ditën e Shën Valentin ka dalë para gjykatës nga ku pritet edhe vendimi i dënimit.

4941C3B600000578-5398625-A_neighbor_filmed_Nikolas_Cruz_doing_target_practice_in_a_backya-a-24_1518786733970 (1)

Prokurorët e çështjes kanë kërkuar dënim me vdekje për Nikolas Cryuz.

Cruz do të qëndrojë në burg me akuzën për vrasjen e 17 personave. Ndërsa avokati i tij mbrojtës u ishte shprehur më herët në një tjetër seancë se ai është një “person me probleme’.

 

Sipas mediave të huaja Cruz ishte pjestar i një grupi supremacist ndërsa pak kohë më parë ishte dëbuar nga kjo shkollë par shkak të problemeve disiplinore. Nicolas kishte qenë dikur viktimë e bulizmit, pasi studentët e tallnin për pikëpamjet e tij dhe mënyrën se si dukej.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura