MASAKRA TE SHKENCAT/ Dyshime për konflikte në biznesin e kromit dhe hasmëritë e vjetra (Dokumenti)

May 27, 2015 | 23:27
SHPËRNDAJE

Një nga pistat që po hetohet për tre viktimat e atentatit kriminal që ndodhi pasditen e së mërkurës në bulevardin “Zogu i I” në Tiranë, është edhe konflikti për biznesin e kromit. Gjatë shkëmbimeve të zjarrit në kryeqytet mbetën të vrarë shtetasit Mentor Lufi, 39 vjeç, banues ne njesine bashkiake numër 11 ne Tirane, i cili ndërroi jetë spital; si dhe Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

Tirane, viktima i shtrire ne bulevard

Mësohet se 39-vjeçari i kishte shpëtuar një atentati dhe ruhej nga dy nipat. Sipas bluve, pista kryesore që po hetohet është konflikti i vjetër mes autoreve dhe viktimave. Të dy viktimat, Mentor Lufi dhe Besnik Sulku kanë biznese kromi në Bulqizë. Lufi sipas QKR-së, ka edhe nje Bar-Kafe ne rrugën “Jordan Misja” ne kryeqytet. (Ekstrakti me poshte).

Ekstrakti sipas QKR

 

Dyshohet gjithashtu që ngjarja të ketë lidhje me hasmëri të vjetra që ka pasur në Hollandë Lufi dhe konflikti për kromin në Bulqizë.

Lufit para disa muajsh i kane bere atentat tek lokal “Dante”, tek stadiumi Dinamo, ku nje person tentoi ta vriste por nuk ia arriti. Qe atehere, mesohet se Lufi levizte me roje, dhe si te tille kishte punesuar nipat e tij. 39-vjeçari njihej edhe me emrin Mentor Doçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura