Vrasjet në Shkodër, Balla i përgjigjet akuzave të PD: Kur Basha ishte ministër i Brendshëm, krimi ishte…

Sep 3, 2018 | 17:28
SHPËRNDAJE

Ka nisur seanca e parë parlamentare, ndërsa pas kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, fjalën e ka marrë Taulant Balla, i cili ka folur për ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër.

Balla tha se kur Basha ishte ministër i Brendshëm vrasjet në Shkodër shkuan në nivelet më të larta.

“Sa i përket vrasjeve në Shkodër, në 2010 kur ministër i Brendshëm ishte Basha, ato arritën në nivelin më të lartë, 15 vrasje vetëm në qarkun Shkodër. Po sigurisht ne jemi shumë të shqetësua për çdo jetë të humbur nga krimi dhe vrasjet e fundit duhen zbardhur sa më shpejt. Zoti ministër i Brendshëm ne kemi besim tek Policia dhe presim një përgjigje dhe ndëshkim të menjëhershëm për ta”, tha ai.

0514a1a3-308a-4399-8f68-2f1dcf86627f

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura