Vrasjet në Kurbin/ Shpërthen deputeti i PS: Shefat e policisë, ordinera. Nëse nuk merren masa, unë…

Sep 6, 2018 | 14:03
SHPËRNDAJE

Pas situates me te fundit te rendit, ku brenda 24 oresh u shenuan dy vrasje ne Mamurras, ka reaguar ashper deputeti i PS-se ne Kurbin, Gjetan Gjetani.

Gjetan Gjetani

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shpreh hapur revolten per situaten, duke akuzuar policine dhe shefat e saj si te paafte, te korruptuar dhe ordinere. Ai paralajmeron protesta, nese nuk merren masa urgjente per permiresimin e gjendjes dhe pastrimin e policise nga keta elemente.

Postimi i deputetit 

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që në Kurbin, mos ndihemi të sigurtë. Eksploviz, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjëve tregon që policia ëhstë hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zonë kam pas ankesa të shumtë nga qytetarët të cilat do ti ëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e brendshëm dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të plolicisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike.

gjetan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura