Vrasjet me pagesë, Admir Tafili flet nga burgu: S‘kam asnjë lidhje. Nëse do jepja urdhra do vrisja hasmit e mi

Feb 19, 2015 | 9:50
SHPËRNDAJE

Admir Tafili flet për “Panorama” nga burgu ku po vuan dënimin. “Nëse do jepja urdhra për vrasje, do i jepja për hasmit e mi”. Admir Tafili, i përfolur së fundmi si personi që jepte urdhra nga burgu për të dyshuarit si vrasës me pagesë Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, mohoi dje katërçipërisht këto dyshime. Në një komunikim përmes telefonit të burgut të Peqinit, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, Tafili tha për gazetën se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat dyshohen Pine dhe Qefalia.

Admir Tafili

“Nuk kam asnjë lidhje. Nëse do të jepja urdhra për ato gjëra, do t’i jepja për hasmit e mi. I njoh. I kam pasur në burg, në të njëjtin sektor. Kaq. Nëse do të dëgjonte njeri urdhrat e mi, do të vrisja ata që më kanë plagosur nipin dhe më kanë vrarë babën, jo të tjerë që nuk i njoh”, tha Tafili.

I dënuari me burgim të përjetshëm mohoi që Alfred Qefalia të ketë dhënë ndihmesë në arratisjen nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013. “Alfred Qefalia nuk ka qenë as në arratisje. Disa shokë të tij i kanë marrë makinën atij, ia kanë kërkuar. Ai nuk ka dhënë asnjë ndihmë në arrati. Ndihmë kanë dhënë vetëm katër persona që janë në burg tashmë, që janë kapur. Alfredin e kanë nxjerrë vetëm ngaqë është makina në emër të tij. Njëra nga makinat e arratisjes është në emër të Fredit”, tha Tafili.  

Sipas tij, nuk është e vërtetë as që gjatë arratisë te ketë pasur një shpërthim me tritol aty pranë. “Nuk ka pasur asnjë shpërthim për arratisjen. Atje vetëm kur ka gjuajtur polici i kupolës tri herë me armë në ajër. Nuk ka pasur as gjuajtje me armë drejt policisë, apo drejt nesh. Këto shpërthimet që kanë thënë, nuk di kush i ka nxjerrë”, tha Tafili. Ai shprehu gatishmëri për t’u pyetur nga organet e Drejtësisë. “Jam në dispozicion të organeve të Drejtësisë. Unë në qeli jam, nuk jam në kërkim. Le të vijnë të më pyesin”, përfundoi Tafili.

Etleva Delia/Armand Bajrami  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura