Vrasjet/ Endrit Baimllari: Shpërblim i Edi Ramës për organizatat kriminale për blerjen e votave

May 11, 2021 | 22:33
SHPËRNDAJE

Duke reaguar për vrasjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit, dy prej të cilave atentate të organizuara, sekretari i Përgjithshëm, i LSI Endrit Braimllari, thekson se ngjarjen janë shpërblim i Edi Ramës për organizatat kriminale për blerjen e votave.

endrit-braimllari-ora

Ai thotë se bandat kriminale intimiduan votuesit, blenë votat dhe manipuluan procesin zgjedhor.

Reagimi i plotë:

Ngjarjet e fundit, shperblim i Edi Rames per organizatat kriminale per blerjen e votave!  Bandat dhe krimi e sollen ne pushtet. Intimiduan votuesit, blene vota dhe manipuluan procesin e zgjedhjeve. Edi Rama vuri ne dispozicion te krimit te organizuar Policine e Shtetit dhe gjithe strukturat shteterore. Ne dy dite 3 vrasje nga pushteti kriminal i Edi Rames. Çdo gje ne dore te krimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura