Vrasje në Gjilan/ Polici qëllon për vdekje një person në mes të rrugës

Dec 29, 2019 | 9:59
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit.

vrasje-revole-780x439-600x360

Aty një pjesëtar i policisë së Kosovës me inicialet V.H ka goditur për vdekje një person i moshës madhore në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, shkruan Express.

Bazuar në hetimet paraprake dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Polici nga Gjilani, ushtron detyrën e tij në Prishtinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura