Tronditet Tirana/ Vrasje me armë zjarri te stadiumi ‘Selman Stërmasi’

May 1, 2016 | 22:37
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur të dielën (1 maj) pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’ në kryeqytet.

Një person me emrin Elton Çica është qëlluar me armë në afërsi të shkollës “Emin Duraku”. Ai është dërguar me shenja jete në Spitalin Ushtarak, por atje ka vdekur.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Viktima ka qenë ulur tek një lokal në zonën pranë stadiumit, dhe aty e ka qëlluar një person ende i paidentifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura