Vrasja, zbardhet apeli për pafajësinë e Arben Frrokut

Apr 21, 2015 | 19:26
SHPËRNDAJE

Zbardhet një pjesë e ankimit të Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që shpalli të pafajshëm Arben Frrokun për akuzën e vrasjes ndaj komisarit Dritan Lamaj.

Arben Frroku shpreh gezimin per vendimin e gjykates per lirimin e tij

 Prokuroria e Krimeve të Rënda, veç ankimit në Gjykatën më të lartë, në Apelin e Krimeve të Rënda, ka paraqitur ankesë të argumentuar edhe në KLD. “Ky vendim mendojmë se nuk është i arsyetuar drejt dhe vjen si rezultat i një çmuarjeje, analize dhe interpretimi të njëanshëm dhe me mungesë objektiviteti të provave, të cilat i janë nënshtruar shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në ankimin e Prokurorisë. Sipas saj, Gjykata në mungesë të transparencës, jashtë seancës gjyqësore ka arritur në konkluzione të cilat do të duhej të diskutoheshin gjatë debatit gjyqësor, mbi kërkesën e palëve apo dhe kryesisht, lidhur me këqyrjen e CD-ve që lidhen me pamjet e vendit të ngjarjes dhe rrugëve rreth saj.

KUNDËRSHTIMET

Prokuroria thekson se Gjykata në pjesën arsyetuese të vendimit të pafajësisë së Arben Frrokut është ndalur kryesisht duke zhvlerësuar provat e paraqitura nga akuza, e duke marrë në konsideratë e çmuar, si dhe duke i dhënë vlerë të paracaktuar provave të paraqitura nga ana mbrojtjes. Këtyre provave, sipas Prokurorisë, gjykata nuk u ka bërë të njëjtën analizë të hollësishme në kuptimin e vërtetësisë së tyre, pra duke përdorur një standard ndryshe. Apelimi i plotë i Prokurorisë është një dokument me 25 faqe që kundërshton gjithë argumentet e Gjykatës.

PROVAT PËR VRASJEN

Organi i akuzës shprehet më tej në ankimin e bërë në Gjykatën e Apelit dhe në kërkesën drejtuar KLD-së se nga të gjitha provat me tabulate, qelizat, dëshmitarët apo kamerat, edhe nga vetë gjykata u pranua plotësisht prania e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes dhe komunikimet e tyre me persona të tjerë. Sipas Prokurorisë, element provues i provave ka qenë dhënia e elementëve identifikues, siç janë targa e llojit i mjetit, që u bënë të ditura për herë të parë nga dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.

“Përse gjykata nuk merr në konsideratë të dhënat e marra nga dëshmitari, kur ato përputhen plotësisht me elementë të tjerë jashtë dëshmisë së tyre, siç janë fikja e dritave, ndezja tyre; takimet me drejtuesit e Policisë së Shtetit pranohen si të vërteta dhe në përputhje mes tyre, ndërsa të dhënat lidhur me praninë e të pandehurit në mjetin tip BMVV nuk konsiderohen të sakta dhe të besueshme?”, pyet organi i akuzës.

NGA TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura