Vrasja që tronditi Korçën, babai i dy vajzave i dha fund jetës brenda në lokal. Zbardhen dyshimet, hetuesit hapin kamerat

SHPËRNDAJE

lokali

Ngjarje e rëndë në qytetin e Korçës, pronari i lokalit vret veten. Një ngjarje dramatike ka ndodhur mesditën e së dielës në rrugën “1 Maji” në Korçë.

Policia u njoftua për të shtëna me armë në një lokal, duke bërë që brenda pak minutash, forcat e rendit të rrethojnë zonën. Ndonëse fillimisht u dyshua për ndonjë ngjarje kriminale, Policia konstatoi se lokali ku u dyshua për të shtëna ishte i mbyllur.

Pas vendosjes së perimetrit të sigurisë, Policia arriti të hapte derën e lokalit, duke konstatuar brenda një person të pajetë. Provat e gjetura në vendin e krimit nuk linin vend për mëdyshje. Një 45-vjeçar i kishte dhënë fund jetës, duke qëlluar veten me armë gjahu.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhoshi, 45 vjeç. Babai i dy vajzave, në kushte të rënduara psikologjike, qëlloi veten me një çifte.

“Me datë 03.11.2019, në orën 14:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, rruga “1 Maji”, shtetasi V. B., rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, bëhet e ditur zyrtarisht nga Policia lidhur me ngjarjen.

Nga të dhënat e para hetimore, mësohet se Bardhoshi kishte shfaqur probleme psikologjike gjatë muajve të fundit. Madje ai kishte nisur dhe të merrte mjekim për depresion, mësohet nga të afërmit.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët afër zonës, ndërsa familjarët e 45- vjeçarit kanë mbetur të tronditur nga lajmi i hidhur.

I ardhur në jetë nga nëna nga Shkodra dhe një baba nga Korça, Viktori mësohet se ka kaluar një pjesë të jetës në qytetin e lindjes së nënës. Më pas, familja është vendosur sërish në Korçë, ku jetojnë edhe sot.

45-vjeçari kishte në pronësi lokalin prej disa vitesh, por nisja e problemeve psikologjike ia kishte vështirësuar jetën. Për këtë arsye, lokalin gjatë muajve të fundit më shumë e mbante mbyllur.

Ditën e diel, 45- vjeçari ka shkuar në lokalin e tij dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëqëlluar me armën e gjahut. Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë, ka marrë familjarët e viktimës në pyetje. Ata kanë deklaruar se Viktor Bardhoshi prej disa kohësh kurohej për depresion dhe kjo dyshohet të jetë arsyeja e kryerjes së aktit fatal të vetëflijimit. Nga ana tjetër, familjarët, për shkak edhe të tronditjes nga ngjarja, nuk kanë pranuar që të japin më shumë detaje mbi shkaqet që kanë ndikuar në zhytjen e 45- vjeçarit në depresion.

Hetuesit po hetojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes, në mënyrë që të përjashtohet çdo dyshim. Për këtë arsye, me anë të kamerave të sigurisë në bizneset pranë lokalit të 45-vjeçarit, po verifikohet nëse në lokal ka hyrë person tjetër përveç pronarit gjatë ditës së diel.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.