Vrasja për një karikues, Arta Marku i plotëson kërkesën babait të Marvit. Caktohet prokurori i ri i çështjes

May 28, 2018 | 18:27
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas intervistës me deklarata dhe akuza te forta ndaj prokurorit te ceshtjes, së babait të Marvit, Pavllo Mihalit, me angazhimin e kryeprokurores Arta Marku, u plotësua kërkesa e tij për ndryshimin e prokurorit te çështjes qe kishte në hetim vrasesit e te birit.

Ndërkohë “Panorama” mëson se prokurori i ti Gjergj Tako riformuloi akuzen “per vrasje ne bashkepunim” dhe jo “moskallezim krimi”.

Marvi Mihali
Marvi Mihali

Sakaq, Gjykata e Tiranes sot ka ndryshuar akuzat per tre personat qe u arrestuan e me pas u lane te lire, ne gjyqin per vrasjen e te riut Marvi Mihali, per nje karikues telefoni.

Ne nje prononcim per mediat, i ati i Marvit, Pavllo Mihali ka deklaruar: “Presim të vendoset drejtësia plotësisht”.

Marvi Mihali u vra më thikë në korrik të vitit 2017, edhe pse konflikti i lindur nuk kishte lidhje fare me të.

Më 11 maj, Gjykata e Tiranës la te lire tre prej te akuzuarve qe ishin arrestuar pas krimit, konkretisht, te Eugen Bitrajt, Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Lirimi i tre prej të akuzuarve solli edhe reagimin e ashpër të nënës së Marvi Mihalit nëpërmjet rrjeteve sociale. Nderkohe qe i ati, shpertheu ne akuza te fora ndaj prokurorit, per lirimin e vrasesve te te birit, duke bere edhe nje padi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura