Vrasja për nder në Itali, babai mbron djemtë: E vrava unë, e meritonte

May 28, 2016 | 16:01
SHPËRNDAJE

“Erdhi dhe me rrëmbeu gruan”. Kështu ka deklaruar para policisë shqiptari Ermond Preci, njëri nga tre të arrestuarit për vrasjen e Petrit Nikollit, në Itali. Në pranga për krimin është ai, vëllai Altini dhe babai i tyre Lek Preci.

Viktima me gruan
Viktima me gruan

Vrasja ndodhi në Rimini të Italisë, pas një debati mes krushqish. Babi i djemve deklaroi se “Çështja e nderit është ajo që na detyroi të udhëtonim nga Milano drejt Rimini”, si reagim të veprimit që kishte bërë Nikolli.

Ai vetëm pak ditë para se ta ekzekutonin me armë pas shpine, kishte marrë në Milano mbesën 20-vjeçare, pasi ankohej se Edmondi, bashkeshorti i saj e dhunonte dhe ajo nuk mund te duronte me gjate.

Mediat italiane raportojne se krimin e ka marrë përsipër babai, Lek Preçi, por ka dyshime se kjo është tentativë për të shpëtuar dy djemtë.

“Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen. Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova“- ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura