Vrasja për hshashin, ‘arrest me burg’ tre autorëve

Jul 4, 2015 | 12:40
SHPËRNDAJE

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Fierit për autorët e dyshuar të ngjarjes në Ninësh të Mallakastrës  ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Viktima Alfons Dautaj

Seancën e sotme, trupi gjykues ka vendosur të lërë në burg të arrestuarit. Dy vëllezërit, Artur Pashaj, 33 vjeç, Gentian Pashaj, 36 vjeç, si dhe shoku i tyre Ermal Çaushaj, 26 vjeç, do të qendrojne ne burg nderkohe qe vijojne hetimet per sulmin në pyllin e Ninëshit në Mallakastër, ku mbeti i vrarë shtetasi Alfons Dautaj dhe u plagosën rëndë Kristo (Riza) Fejzaj dhe Mariglen Luari.

Dy vëllezërit Pashaj, banues në fshatin Bejar, fshat fqinj me Ninëshin, së bashku me shokun e tyre Ermal Çaushaj, i cili banonte në Gadurov të Mallakastrës, prej disa kohësh mësohet të kishin planifikuar që të kryenin vjedhjen e bimëve narkotike, që ishin kultivuar nga viktima Alfons Dautaj dhe shtetasit Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura