Vrasja pas pijeve dhe shishave, flet Sokol Sanxhaktari: Ishim në disa lokale, kur u ulëm në darkë me Ardianion dhe Florianin…

Jul 31, 2020 | 13:21
SHPËRNDAJE

Një ditë pas arrestimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, teksa së bashku me një shok tjetër, sipas policisë vranë me sende të forta të riun Florian Lamçe, zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit.FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN

Dhëndrri i ish-kryetarit të bashksië së Elbasanit, Qazim Sejdinit, ka treguar për policinë se me viktimën kanë pasur lidhje të mira miqësie. Sipas tij, takimi në lokal ka kaluar mes pijeve të ndryshme dhe ai nuk kujton fare se cfarë ka ndodhur.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë, pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”,-ka thënë ai.FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN 1

NGJARJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.

Një burim nga Policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmuar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuarit dhe vetë viktima Florian Lamçja konsiderohen si persona me precedentë penalë në Elbasan.

flor qorri4

POLICIA

Disa orë pas ngjarjes, Policia e Elbasanit njoftoi edhe arrestimin e dy autorëve për vrasjen e 40-vjeçarit Florjan Lammçja. Burimet zyrtare të Policisë thanë se viktima së bashku me dy autorët, shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal, në qendër të qytetit.

Sokol Sanxhaktari, që është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është vënë në pranga së bashku me Adriano Hajdarin, të dyshuar si autorët e vrasjes se 40-vjeçarit Florjan Lamçe. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht Policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40-vjeçarin Lamçe e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzë me të cilën do të përballen përpara drejtësisë.

flor qorri3

Sokol Sanxhaktari është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ishkryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish-kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet. Ndërsa edhe viktima Florjan Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

flor qorri2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura