“Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë”- Kadare: Handke kaloi vijën e letërsisë

Oct 23, 2019 | 20:58
SHPËRNDAJE

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ndërsa foli për çmimin Nobel që iu dha shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili kishte mbrojtur Millosheviçin, tha se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por se Handke e kaloi atë.

Gjatë konferencës për shtyp në Seul, pasi mori çmimin e letërsisë “Pak Kyong 2019”, Kadare tha vrasja nuk duhet të pranohet në asnjë rrethanë.

kadare-2

E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë” tha Kadare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura