Vrasja në Tropojë/ Dëshmitarët tregojnë ngjarjen: Sherr për ndeshjen

Jun 16, 2016 | 8:19
SHPËRNDAJE

Sherri për ndeshjen u bë shkak i ngjarjes kriminale në Tropojë që la një të vdekur e një të plagosur.

Viktima Ardit Mrishaj
Viktima Ardit Mrishaj

Në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen janë marrë në pyetje të rinjtë që kanë qenë klientë në lokal, duke parë ndeshjen.

Ata kanë dhënë deklaratat e tyre për grupin e hetimit dhe nga të dhënat e deritanishme rezulton se sherri ka nisur për ndeshjen e futbollit.

“Kemi qenë duke ndjekur ndeshjen dhe pamë që ata nisën të grindeshin. Grindja kishte të bënte me lojën, por nuk dimë për çfarë konkretisht, pasi të rinjtë e fshatit ndërhynë dhe i ndanë ata. U duk se gjithçka u qetësua. Por në fund të ndeshjes, ne dëgjuam krisma”, janë shprehur në Polici dëshmitarët.

Sipas tyre, vëllezërit kanë shkuar në shtëpi pak para se të përfundonte ndeshja dhe i kanë pritur dy të rinjtë jashtë lokalit.

Sapo ata kanë dalë për të shkuar në shtëpi, është qëlluar drejt tyre me armë automatike duke lënë të vdekur në vend 26- vjeçarin, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur rëndë.

Vrasja në Tropojë/ Policia gjen dhe arreston dy vëllezërit autorë

Policia e Tropojës ka kapur autorët e dyshuar të vrasjes në Tropojë ku humbi jetën Ardit Mrishaj 25 vjeç dhe u plagos Florian Qehaja.

policia-2-1-620x330Ata janë Henerik Niklekaj 22 vjeç, i dënuar më parë për vepra penale dhe Fitim Niklekaj 24 vjeç, i dënuar gjithashtu.

Më herët është shoqëruar vëllai tjetër i tyre Kastriot Niklekaj 28 vjeç, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje.

 Ngjarja

Sherri mes miqve në tavolinë, teksa ishin duke parë ndeshjen e mbrëmshme degjeneroi në përdorimin e armës dhe la një të vdekur e një të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnate në Tropojë, në fshatin Cërricë ku dy të rinjte u zunë me njëri-tjetrin.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë të ditur se 3 të rinjtë ishin duke parë ndeshjen  Portugali – Islandë, kur dy shokët Ardit Mrishaj, 25-vjec dhe Florian Qehaja, 24-vjec janë grindur me te riun Fitim Doda, 22-vjeç që ndodhej në një tavolinë pranë tyre.

Menjëherë pas grindjes, 22-vjecari Doda i nervozuar ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën, ndërsa ka pritur jashtë lokalit.

Dy të rinjtë sapo kanë dalë nga lokali janë qëlluar. Për pasojë mbeti i vdekur në vend shtetasi Ardit Mrishaj, ndërsa i plagosur Florian  Qehaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura