Vrasja në Tiranë/ Zbardhet motivi, ja pse u ekzekutua 36-vjeçari në mes të lokalit

May 2, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës Tiranën ka si motiv hakmarrjen, mëson “Panorama.al”. Burimet pranë grupit hetimor të ngritur menjëherë pas ngjarjes, thanë se viktima ka pasur një sherr të mëparshëm me atentatorin.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Ndërsa ky i fundit ka vepruar sonte, duke e ekzekutuar Elton Çiçën me dy plumba në kokë në mes të një lokali në Tiranë.

Bomba ushtarakut në Kombinat

Vrasja ka lidhje edhe me një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Kombinat, ku ushtarakut Elton Imeri i vunë bombë në makinë.

Edhe atëherë, hetimet për shpërthimin në makinën e oficerit të policisë ushtarake Elton Imeri në Kombinat u përqendruan në pistën e hakmarrjes.

Kjo pasi nga verifikimet e Prokurorisë e Policisë, ka rezultuar se në muajin Korrik të vitit të kaluar, vëllait të oficerit, shtetasit Ervis Imeri, i kanë vendosur tritol poshtë makinës ‘Fiat’ në të njëjtën mënyrë në Tiranë.

Dyshohet se pasi kanë dështuar me atentatin ndaj Ervis Imerit, i cili e zbuloi bombën nën makinën e tij, autorët e ngjarjeve kanë dashur të hakmerren ndaj ushtarakut Elton Imeri, duke u vendosur bombën nën makinën ‘Golf 4’.

Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 Mars, natën, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, me armë dhe me dhunë grabitën shtëpinë e të moshuarit Naim Çiça.

Ervis Imeri është njëri nga katër grabitësit e prindërve të personit që u vra sot, Elton Çica.
Ushtarakut te cilit iu vendos bombe ne makine pak kohe me pare
Ushtarakut te cilit iu vendos bombe ne makine pak kohe me pare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura