Vrasja në Tiranë, viktima ishte ulur me një oficer policie kur u ekzekutua

May 2, 2016 | 9:51
SHPËRNDAJE

Elton Çiça, 36-vjeçari i cili mbeti i ekzekutuar mbrëmë me dy plumba në kokë në një lokal në Tiranë, në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë i ulur në tavolinë me një oficer policie.

lokali-de-niro

Mësohet se rreth orës 22:30, një person ende i paidentifikuar për policinë, i është afruar në tavolinë dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë në kokë e është larguar.

Ngjarja ka shkaktuar panik se në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë që ishin ulur në lokal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura